Frutat e lëngshme dhe perimet plot aromë janë përbërësit që përdoren gjerësisht në produktet e reja kozmetike për rigjenerimin e lëkurës dhe kundër plakjes.
Nga manaferrat deri te papaja acarimet dhe skuqjet e vogla, apo shfaqja e pikave të kuqe kur temperaturat ulen, mbahen në kontroll nga flavonoidet të cilat gjenden te manaferrat dhe boronicat, të afta për të zbutur dhe për të forcuar muret e vogla kapilare.
Pastaj janë agrumet, te të cilat është vitamina C, e cila stimulon qarkullimin e qelizave, nxit prodhimin e fibrave elastike për të rritur tonet muskulore, shndrit lëkurën duke i bërë më pak të dukshme njollat e errëta.
Pa harruar se limoni në veçanti ka një veprim të dobishëm regjës për lëkurat e yndyrshme. Në funksion të anti plakjes ,aleatë të rëndësishëm janë antioksiduesit e shegës, të rrushit dhe acidet e ëmbla të papajës, të mollës dhe shalqirit, të afta për të eliminuar shtresat sipërfaqësore të lëkurës të rrudhura dhe për të aktivizuar ripërtëritjen e qelizave, proces që fillon të ngadalësohet me kalimin e moshës , duke i dhënë vitalitet të ri lëkurës.
Perimet që nuk duhen harruar më pak të zakonshme se frutat, por po aq efektive për kujdesin e lëkurës, perimet i gjejmë në mesin e përbërësve në formulat kozmetike.
Karota mbron, rigjallëron dhe stimulon nxirjen, e përdorur kryesisht te kremrat kundra diellit.
Ndërsa kungulli, me përqendrimin e lartë të beta karotene, vitamina A dhe D, magnezit dhe hekurit, ndihmon për të ruajtur vitalitetin dhe freskinë e indeve të lëkurës.
Një veprim i fuqishëm kundër plakjes së parakohshme është edhe likopeni, një antioksidues i cili gjendet në domate ndërsa kastraveci ka efekt hidratues dhe freskues, i çmuar në rastin e lëkurave të yndyrshme.
Shumë të vlerësuara nga kozmetika janë edhe bashkimet e frutave dhe perimeve: panxhari dhe kokosi i japin shëndet dhe butësi lëkurës, ndërsa ulliri dhe rrushi ndriçojnë dhe zbusin shenjat e plakjes, shkruan Shëndeti, transmeton Klan Kosova.