Presidentja Vjosa Osmani, kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca dhe kryeministri Albin Kurti kanë bërë homazhe të memoriali për të zhdukurit në oborrin e Kuvendit të Kosovës, raporton Ekonomia Online.
Kretë e institucioneve nderuan të pagjeturit me rastin e 27 Prillit – Ditës Kombëtare për Persona të Zhdukur në Kosovë.
Homazhe kanë bërë edhe përfaqësuesit e familjarëve, ndër ta edhe Bajram Qerkini nga Shoqata e të Pagjeturve dhe Ahmet Grajqevci, Kryetar i Këshillit koordinues për të pagjeturit.