Futbollisti kosovar, që aktivizohet në Bundesliga, Florent Muslija, ka pasur një takim me zyrtarët e Federatës së Futbollit të Kosovës.
Krerët e FFK-së tash e sa kohë, janë në kërkim të mesfushorit të Hanoverit, që këtë sezon ka debutuar në elitën e futbollit gjerman, raporton KTV.
Në një foto të realizuar në një drekë tradicionale, Muslija është parë i shoqëruar nga përfaqësuesi i FFK-së, për Gjermani, Fekmi Kongjeli.
Drekën e ka shtruar Valdrin Mustafa, i cili luan për të rinjtë e Shqipërisë në restorantin e një shqiptari ne Gjermani, ku madje ishte përgatitur një ushqim tradicional nga Kosova.
Muslija, që nuk ka vendosur ende se për cilin shtet do të luajë, ka qenë pjesë Gjermanisë U20, ku në tri paraqitje ka një gol.