Krerët e komunave i ankohen Haradinajt për buxhetin

Prishtinë | 10 Pri 2018 | 11:15 | Nga Mehmet Krasniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, tha se ka komuna që 80 për qind të buxhetit e shpenzojnë për paga dhe mëditje.

Ai në takimin e thirrur nga kryeministri, Ramush Haradinaj në kuadër të “Forumi Konsultativ Qeveri – Komuna”, foli edhe për bartjen e mjeteve financiare nga një kategori në tjetër, meqenëse procedurta e prokurimit nuk mund të fillohen pa pasur mjetet, raporton Ekonomia Online.

“Planifikimi i të hyrave vetanake, cili është kontrolli. E dyta është çështja e bartjeve, meqënëse nuk mund t’i fillojmë procedurat e prokurimit pa i pasur mjetet. E treta është ndarja në mes të kategorive të shpenzimeve. Komunat po dallojnë në për qindje. Ka komuna 80 për qind të buxhetit e kanë në shpërndarje të pagave”.

Ndërsa Agim Veliu, kryetar i Podujevës dhe kryetar i Asociacionit të Komunave të Kosovës, theksoi se komunat kanë probleme me buxhet, sidomos në arsim me tri pagat pas pensionimit të punëtorëve të arsimit.

Si problem tjetër, Veliu theksoi edhe çështjen e pronave, raporton EO.

“Është mire që ndodhi takime te tilla sepse pushteti lokal ka probleme që ka kontakte me qeverinë nuk mund të kalohen. Rreth buxhetit kanë problematika të mëdha, gati janë probleme njësoj për komunat, ato reflektojnë në arsim, shëndetësi, në arsim ne paga dhe rritjen e numrit të të punësuarve. Ka komuna qe kanë numër të vogël të banorëve që kanë numër të më të madh të të punësuarve sesa komuna me më shume banorë”.

“Kemi probleme edhe me prona. Shumica e pronave janë në pronësi të agjencisë së pyjeve dhe ne për çdo interesim të investitorëve kemi problem. Problematika me buxhet kemi edhe te arsimi, në veçanti  te tri pagat pas pensionimit, ne buxhet nuk kemi, po shtyhemi nëpër gjykata. Po ashtu pushimi i lindjes, duhet të paguajmë dhe të punësojmë të tjerë”.

Në fillim të takimit Kryeministri, Ramush Haradinaj ka përmendur luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Haradinaj ka kërkuar nga kryetarët e komunave mbështetje në plotësim të kushtit të fundit për heqjen e vizave.

 

Të ngjashme