Krerët e opozitës: Kosova ka nevojë për unitet të brendshëm politik

Prishtinë | 10 Mar 2020 | 15:11 | Nga Ekonomia Online

Kosova sot më shumë së kurrë ka nevojë për unitet të brendshëm politik në fazën e një epilogu të dialogut me Serbinë.

Kjo u tha pas takimi që ka pasur ish- kryeministri Ramush Haradinaj, me kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli dhe kryetarin e NISMA-së Socialdemokrate, Fatmir Limaj në kuadër të nismës për organizimin e Konferencës së Unitetit për Kosovën.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Haradinaj ka treguar se vlerësim i tyre i përbashkët ishte  vlerësim i përbashkët se Kosova, sot më shumë se kurrë, ka nevojë për unitet të brendshëm politik në fazën e një epilogu të dialogut me Serbinë.

Takimet konsultative me kryetarët e partive parlamentare do të vijojnë në ditët në vazhdim.

“Sot u kam dërguar nga një letër edhe kryetarit të Vetëvendosjes Albin Kurti, kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa, kryetarit të Listës Serbe, Goran Rakiq, si dhe përfaqëuesve të Grupit Parlamentar 6 Plus.”, ka shkruar Haradinaj.  

Të ngjashme