Kreu i AKB-së, Shahini: Reciprociteti, vendim i vonuar por i qëlluar

Prishtinë | 20 Sht 2021 | 11:07 | Nga Ekonomia Online

Agim Sahini nga AKB po e vlerëson vendimin e Qeverisë të vonuar por të qëlluar pasi që Kosovarët në nivel vjetor shpenzojnë rreth 5 milion euro për targa dhe sigurime kufitare me Serbinë.

Postimi i plotë:

Reciprociteti, vendim i vonuar por i qëlluar
AKB e vlerëson vendimin e Qeverisë të vonuar por të qëlluar pasi që Kosovarët në nivel vjetor shpenzojn rreth 5 milion euro për targa dhe sigurime kufitare me Serbinë,por mbi të gjitha çdo automjet që kalon kufirin i duhet të humb kohe për tu pajisur me tabele provuese dhe sigurime rreth 30 minuta gjë që kjo ështē diskriminuese për çdo kosovar që kalon kufirin edhe transit me Serbinë.
Qeveria e Kosovës duhet të marr të gjitha masat e zbatimit dhe shkurtimit të kohës për tu pajisur automjetet me tabela provuse.
Ftojmë Qeverin e Serbisë ti eleminon barierat për Kosovarët por edhe BE ti barazon të drejtat e qytetarëve dhe bizneseve për qarkullim të lirë të mallrave dhe kapitalit në gjith teritorin e Ballkanit.


Të ngjashme