Tifozët kosovarë pritet ta organizojnë një event për t’u grumbulluar së bashku, në përkrahje të Përfaqësueses së Kosovës, e cila do të luajë më 26 mars në Shkup ndaj Maqedonisë së Veriut
Tifozët “Dardanët” pritet të ishin të zëshëm në stadiumin e Shkupit, për ndeshjen ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, shkruan Gazeta Express.
Ata ishin duke u përgatitur mjaft mirë për ndeshjen e 26 marsit, e cila është jetike për Kosovën, në rrugëtimin e saj drejt kualifikimit në Euro 2020.
Mirëpo, vendimi i sotëm i Ministrisë së Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut që ndeshja gjysmëfinale e “Play-Offit” të Ligës së Kombeve të luhet pa shikues, ka bërë që “Dardanët” të ndryshojnë plan.
Ata tash po mendojnë të bëhen bashkë diku për ta parë ndeshjen e Kosovës.
Më poshtë mund ta lexoni postimin e kryetarit të “Dardanëve”, Lulzim Berisha – Luli.