Kreu i KMDLNJ-së, Behxhet Shala, ka thënë se ka prova që në Manastiri i Deçanit gjatë kohës së luftës ishte shndërruar në bazë ushtarake të ushtrisë së Serbisë dhe se aty ishin mbajtur peng shqiptarët.
Shala ka thënë se për një gjë të tillë kanë kërkuar që të kryhen edhe hetime.
“Ne nuk po themi që Sava Janjic është fajtor. Ne kërkuar që të kryhej hetim dhe të provohej se çfarë ndodhi në të vërtetë në manastirin e Deçanit, sepse kemi prova”, ka thënë Shala, shkruan N1.
Shala ka thënë se kanë kërkuar hetim për shkelje të mundshme të Ligjeve të Luftës dhe Ligjit Humanitar.
“Nuk dua të paragjykoj që dikush është fajtor. Ne kemi kërkuar që të kryhen hetime, dhe gjykata mund të marr vendim bazuar në prova”, ka potencuar tutje Shala.