Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Kreshnik Radoniqi, mbledhjen e ka nisur duke iu shprehur ngushëllime familjarëve pas incidentit të ndodhur mbrëmë në Pejë, ku të vdekur mbetën dy persona, anëtarë të PDK-së, raporton Ekonomia Online.
Gjithashtu, ngushëllime shprehi edhe për aksidentin e ndodhur në Tetovë, ku si pasojë e shpërthimit në spitalin Covid, kanë humbur jetën 14 persona.
Temë diskutimi në këtë mbledhje ishte raporti i auditorit, ku sipas anëtarëve të VV-së duhet hetuar nga Prokuroria.
Ata kërkuan të dinë se pse ende nuk janë dërguar ato shkelje në prokurori, derisa kanë paralajmëruar se ato shkelje do t’i dërgojnë vetë.
Këtë çështje e ka ngritur më mbledhjen e sotme, Alim Rama nga VV-ja.
Pas kësaj kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, tha se derisa nuk e kanë procesverbalin e Komitetit të Auditimit nuk mund të veprojnë apo t’i dërgojnë ato në prokurori. Sipas tij, duhet të respektohet procedura dhe pa i parë të gjeturat nuk mund të japin vlerësim.
Anëtari tjetër i VV-së në KQZ, Sami Kurteshi, ka thënë se të gjeturat e auditimit të brendshëm kanë konstatuar shkelje të shumta e madje edhe vjedhje dhe se do t’i dërgojë në prokurori nëse këtë nuk e bënë kryesuesi i KQZ-së.