Kreu i La Ligas kalon nga Mestalla për Realin, por Valencia është një “mace” e zezë

Prishtinë | 15 Dhj 2019 | 14:33 | Nga Ekonomia Online

Në këtë të dielë magjike dhe të pasur me transmetime në Supersport nuk mungon as La Liga.

Spikat padiskutim Valencia-Real Madrid, një duel që do të përsëritet edhe në fillim të vitit të ri në gjysmëfinalen e Kupës së Spanjës, njofton Klan Kosova.

Los Che në Mestalla gjithmonë i kanë hapur probleme Realit, madje në 5 sfidat e fundit shtëpiake direkte ndaj Los Blancos, Valencia ka fituar 3 ka barazuar 1 dhe ka humbur. Morali është i lartë në të dy kampet sidomos në skuadrën e Albert Celades që vjen pas kualifikimit në Champions si kokë grupi.

Mungesat janë të shumta si te Valencia ashtu edhe te Reali. Skuadra e Zidane e ka të qartë se nëse fiton sot shkon në El Clasicon e 18 dhjetorit ndaj Barcelonës si kryesuese e vetme e La Ligas, ndërkohë që për Valencian zona Champions kalon nga ky duel.

Më herët në orën 18:30 luhet përballja mes Sevillas dhe Villarealit me vendasit që janë dukshëm favoritë për të marrë tre pikët për vetë pozicionimin që kanë në renditje.

Të ngjashme