Autoritetet lokale të Prizrenit kanë bërë të ditur se janë duke e shqyrtuar kontratën e nënshkruar nga Qeveria e kaluar lokale për ndërtimin e shtratit të Lumëbardhit.
Lidershipi komunal ka pranuar se është kundër këtij projekti, porse vendimmarrja lidhur me këtë çështje po shqyrtohet nga të gjitha aspektet ashtu që anulimi eventual i kontratës të mos krijojë pasoja negative për Komunën, shkruan sot Koha Ditore.
“Po e shikojmë kontratën për rregullimin e shtratit të Lumëbardhit. Këto vendime po i marrim bashkë me grupin, i cili po i shqyrton dhe analizon projektet në të gjitha aspektet që të mos bëhen gabime”, ka thënë kryetari i Komunës, Mytaher Haskuka, në një konferencë shtypi.