Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, bashkë me bashkëshorten Qefseren, kanë votuar në shkollën “Emin Duraku” në Prishtinë.
Mustafa ka ftuar qytetarët që të marrin pjesë në mënyre masive në votim, për të vendosur fatin e qeverisjes së mirë, raporton EO.
“Unë vlerësoj se është ditë e rëndësishme sot për të gjitha komunat ku kemi hyrë në raundin e dytë. Të gjithë qytetarët do të vendosin për kandidatët më të mirë që ata të qeverisin për çështjet që qytetarët janë të interesuar”.
“Ftoj qytetarët të marrin pjesë në mënyre masive, për të vendosur fatin e qeverisjes së mirë të komunave edhe të Kosovës”.
LDK-ja në raundin e dytë garon në dhjetë komuna, duke përfshirë edhe kryeqytetin.
Partia që udhëheq Mustafa, gjatë një konference për media ka bërë të ditur që procesi zgjedhor për raundin e dytë në zgjedhjet komunale ka filluar në rregull, pa ndonjë problem.