Homologimi i veturave e falja e borxheve ndaj ambalazhuesve të ujit të hetohen nga organet kompetente

Prishtinë | 04 Dhj 2017 | 12:49 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në kuadër të “Javës Kundër Korrupsionit” të mbështetur nga Ambasada e SHBA-së në Kosovë, Instituti GAP dhe Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GSJP) kanë organizuar tryezën ku u diskutua lidhur me monopolin në homologimin e veturave dhe faljen e borxheve publike, raporton Ekonomia Online.

Krijimi i monopolit në homologimin e veturave dhe falja e borxheve ndaj ambalazhuesve të ujit, janë dy vendime të ndara të Qeverisë së Kosovës të cilat sipas GAP dhe GSPJ-se kanë dëmtuar konkurrencën, kanë anashkaluar Kuvendin e Kosovës dhe kanë favorizuar vetëm një kategori të bizneseve private në dëm të interesit të përgjithshëm të qytetarëve.

Sipas Berat Thaqit, nga Instituti GAP të dy këto vendime janë marrë në kundërshtim me ligjet në fuqi, andaj përveç se duhet të revokohen ato duhet edhe të hetohen nga organet kompetente.

“Kontrollin e parë teknik qytetarët e kryhen tek kompania e cila ka dhe kjo e shkel të drejtat e konsumatorit dhe specifika tjetër e kontratës që e kryhen kontrollin e parë teknik dhe e mbikëqyrin qendrat tjera dhe ne mendojmë që kjo është shkelje nga kompania “Eurolab”. Në rastin e faljes se borxheve të ambalazhuesve të Kosovës kjo është shkelje tjetër”.

“Vendimi është kundërshtim me ligjin për ujërat sepse ligji kërkoj që kompanitë të paguajnë në buxhetin e Kosovës dhe me një vendim të Qeverisë së Kosovës e kanë shkelur ligjin për ujërat. Ne kemi kërkua që për faljen e borxheve për ujërat të përshihet Kuvendit, faktorët kyç dhe OJQ-të”, ka thënë ai teka ka kërkuar të bëhet e ditur se pse ka ndodhur kjo çështje”.

Por zëvendësministri i Infrastrukturës, Rexhep Kadriu, tha se homologimi i veturave është i rregulluar me ligj.

“Ministria në kuadër të kompetencave dhe ligjit do të rishikoj këto të gjeturat të filat po i prezantoni sot do të vazhdohet me procedura të mëtutjeshme por gjithmonë do të ruhet shërbimi ekzistues. Duke pasur parasysh edhe praktikat më të mira të cilat janë bërë në emër të liberalizimit të treguat”.

“Kërkojmë nga të gjithë ekspertët e komunikacionit që të kontribuoj për një udhëzim i cili do të kontribuoj në të mirë të tregut. Të mos kemi më vetëm një kompani të vetëm për homoglobim të ulet çmimi e shumë çka tjetër”, tha Kadriu.

Valon Prestreshi, nga Autoriteti Kosovarë i Konkurrencës, tha se kanë pranuar ankesa nga shoqëria civile, avokati i popullit për të shqyrtuar çështjen e homoglobimit si monopol në treg.

“Vendimi për themelimin e homologimit ishte kërkesë e MTPT-së dhe qeverisë së Kosovës. Qëllimi i mos shpërndarjes në operator të tjerë shkaku i sigurisë në komunikacion të jetë me lartë. MTPT ka obliguar kompaninë “Eurolab”, kjo kompani përpos homologimit kryen edhe kontrollin e parë teknik dhe mbikshyrës të tjetër ne jemi duke e mbikëqyrja këtë rast. Lënda është në trajtim e sipër ne e rekomandim Qeverinë që të bashkëpunim me autoritetin e konkurrencës për çfarëdo vendimi që marrin”, ka thënë ai.

 

Të ngjashme