Krijohet çifti i parë në Big Brother VIP?

Prishtinë | 29 Tet 2021 | 13:51 | Nga Ekonomia Online

Në Big Brother VIP duket se po krijohet çifti i parë. Ndonëse mendohej se çifti i parë që do të ishte Fifi dhe Graniti apo Semi me Donaldin, gjërat kanë ndryshuar së fundi.

Ata që nga fillimi kanë pasur një afirmitet mes vete. Por, kjo afërsi është rritur edhe më shumë ditën kur banorët organizuan një dasmë tradicionale, ku nusja ishte Beniada e dhëndri Arditi.

Banorët kënduan dhe kërcyen me së bashku nën tingujt e muzikës së këngëtarit të mirënjohur shqiptar, Bujar Qamili, që ishte i ftuari i mbrëmjes. Gjatë ceremonisë, “nusja dhe dhëndri” surprizuan të gjithë pas puthjes që shkëmbyen më njëri tjetrin.

Se ata të dy mund të jenë çifti i parë në këtë program, e tregojnë edhe shenjat e xheloizisë që shfaqte mbrëmë Beniada.

Dyshimet u rritën më shumë pasi mëngjesin e sotëm, Beniada e filloi duke i dhuruar puthje Arditit, pasi ditën e djeshme shprehu xhelozi.

Të ngjashme