Krim zgjedhor!

Prishtinë | 19 Jan 2026 | 18:05 | Nga Halil Matoshi

Ndonëse ishte vjedhje koncesuale, mbipartiake, e nivelit kombëtar, Albin Kurti me të vetët âsht mbyllë në “Kishën ideologjike” dhe nuk pranon vjedhjen, sepse rreknehet në humnerë skema piramidale e pushtetit moralist të tij, që e ka proklamu ndër vite si pushtet të shpresës!?
Tjerët po përpëlitën, po përballën…

1.
Tashti, militantë partiakë e vegla qorre të pushtetit, lë t’i pshtyjnë njerëzit e vet që kanë deviju vullnetin e popullit tue lëndu randë demokracinë!?
Janë po të njajtit njerëz që e lanë vendin gati nji vjet pa institucione legale dhe shanë e pështynë analistë, gazetarë e opinionista në televizionet e Kosovës, që as nuk vodhen vota dhe as nuk morën vendime të kqia për vendin!
Qe kush janë tradhtarët e shtetit dhe rrënuesit e demokracisë!?
Ata vijnë nga partitë tueja, që me aq pasion i votoni, knoni e i vishni me pushtet.
Me pushtet të vjedhun!

2.
Vullneti i qyetarëve âsht deviju, kësaj herë nga e tanë klasa politike (komisionerat e turpit kombëtar, në Qendrat Komunale të numrmit) papërjashtimisht!?
Integriteti i zgjedhjeve âsht cenu randë – ndonëse jemi lavdu për zgjedhje të lira e fer – pra Kosova nuk paska etablu zgjedhje të lira të besueshme asnjëherë, ngase âsht folë për vjedhje brenda familje, por kurrë nuk ka pasë ndonjë hetim në nivel kombëtar.
Dhe âsht frikësuese heshtja e fituesit të zgjedhjeve dhe deputetëve të VVsë!?
Tjerët po përpëliten, po shfajsohen, po përballën.
Po mbajnë përgjegjësi.

3.
Vjedhja e votës në Prizren e po get në krejt Kosovën, qenka e pështirë dhe industriale, sidomos për kandidatët për deputetë, brenda partive politke, pra lufta qenka zhvillu jo për pushtet mes partive por ndërmjet kandidatëve të të njejtës parti politike.
Me këtë âsht cënu randë parimi i unitetit politik dhe synimeve të seciles parti veç e veç dhe vet ideja e veprimit brenda nji programi dhe liste partiake.
Të gjithë i kanë vjedhë të gjithë!?
Qe çfarë pushteti derivojnë zgjedhjet në Kosovë!?
Kleptoraci.

4.
Nëse gjithë akterët që kanë fabriku vullnetin qytetar nuk dalin para gjyqi dhe nuk marrin dënimet ma t’nalta për krim zgjedhor – si vepër e randë penale – kredibiliteti i zgjedhjeve në Kosovë âsht shkatrru përgjithmonë.
Kështu vdes nji demokraci.

5.
Dënimi drakonik i fajtorëve çliron votuesin kosovar nga droja se vota i vidhet dhe ia rikthen trupit elektiral misionin kushtetues.

6.
Prokurorë e gjyqtarë, veproni me forcën e ligjit mbi vjedhës kriminelë dhe rikthenja Republikës integritetin e votës!
Veproni sot, si patriotë kushtetues, nëse doni që nesër të mos i sundojnë fëmijtë tuej elita politike të korrumptueme e të veshuna me pushtet pameritueshëm!?
Hajnat e votës janë shumëfish ma t’rrezikshëm se hajnat ordinerë!
Arrestojini!!!
Mbani në burg.
Baneni votën të lirë!

Të ngjashme