Krimet e rënda burgosin anëtarin e bandës së Avdylajve

Prishtinë | 22 Maj 2019 | 14:48 | Nga Ekonomia Online

Gjykata ka lënë në burg Mario Zeqirin, 36 vjeçarin e arrestuar ditën e djeshme nga policia gjatë vijimit të Operacionit “Vol-vo 4” i nisur që në dimrin e vitit të kaluar ku u goditën 4 grupe kriminale.

Mario Zeqiri ishte shpallur në kërkim si pjesë e grupit kirminal të Avdylajve në Shijak

Njoftimi i policisë mbi arrestimin e Zeqirit

Operacioni policor i koduar “Vol-Vo 4” . Ndalohet një tjetër person i shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Forcat e posaçme Operacionale në DVP Durrës, pas informacioneve të marra dhe një pune të mirë organizuar, bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim më datë 22.10.2018, në kuadër të operacionit policor të koduar “Vol-Vo 4” dhe konkretisht shtetasin:

• Mario Zeqiri 36 vjeç, banues në lagjen Kodër, Sukth, Durrës.

Mario Zeqiri ishte i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, Tiranë, në datë 22.10.2018 ,ka vendosur ndaj tij masën e sigurimit “Arrest me burg” për veprat penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve”, “Trafikim i narkotikëve”, “Grup i strukturuar kriminal” si dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprime të mëtejshme.

Të ngjashme