Krimi në Letnicë: Familjarët s’e dinin se gruaja ishte shtatzënë

Viti | 30 Gus 2017 | 17:02 | Nga

Në fshatin në Letnicë të Vitisë, mëngjesin e djeshëm ka ndodhur një krim familjar i cili ka tronditur banorët.

Një grua e moshës mbi 50-vjeçare në orët e hershme të mëngjesit të djeshëm dyshohet se në rrethana ende të panjohura ka kryer një lindje, foshnja e së cilës më pas u gjet e hedhur në lumin e fshatit pa shenja jete.

Familjarët i kanë treguar Televizionit Plus se në vendngjarje se kishin gjetur foshnjën e hedhur në lumë në orët e mëngjesit dhe nënën e saj në gjendje të rëndë shëndetësore e kishin dërguar për trajtim mjekësor në Viti.

Kunati i gruas dhe vëllau i të dyshuarit, Hisni Kasami, ka treguar detaje rreth rastit që ka tronditur Vitinë.

“Ka qenë gruaja e dytë e vllaut, por ajo ka pasur probleme mendore dhe me shëndet, gati një muaj ka qenë në shtrat. Nuk e di, nuk ka treguar që ka lindur një fëmijë e as që ka qenë shtatzënë, kemi parë se ajo është e sëmurë diçka por nuk kemi gjet fëmijë kund, kemi shiku gjithandej. Me siguri ajo ka lindur para kohe, jemi çuditur të gjithë, vllau tha se e kam gjetur një mbulesë nëpër barishtat e lumit, foshnja kish pas dal prej mbulese kish ra në ujë pak ma poshtë, ish kanë e vdekur. Tash vllaun e kanë marrë policia. Ne nuk po e dimë kush e ka hedhur tek lumi foshnjën por ajo vetë e ka lanë atje te uji, dikush e ka dërgu në spital me veturë gruan”, i ka thënë televizionit, Hisni Kasami.

Në anën tjetër, një familjarë tjetër thotë se nuk kishin ditur se gruaja kishte qenë shtatzënë dhe thonë se lindja e saj ishte e parakohshme.

Policia për këtë rast ka arrestuar bashkëshortin e gruas, i moshës rreth 58 -jeçar i cili po dyshohet se foshnjën e njëjtë ta ketë privuar nga jeta vetë ai. Një gjë të tillë e kanë mohuar dy vëllezërit e të dyshuarit i cili është në mbajtje, ata thonë se  Xh.K. nuk ka fare faj lidhur me ngjarje e rëndë. “Policia e ka marrë atë, ai nuk ka faj, gruaja i ka fajet ajo nuk është mirë me mend”, ka thënë njëri.

Lidhur me rastin në vendin e ngjarje kishin dalur edhe sot Njësitet relevante Regjionale nga Gjilani të cilët po kryejnë hetime të mëtutjeshme lidhur me rastin.

Nga QKFM në Viti, i kanë thënë Televizionit se dje rreth orës 9:00 kanë pranuar një paciente me gjakderdhje ku pas trajtimit e kanë kuptuar se ajo kishte lindur disa orë më parë.

“Pasi pacientja është dashur të dërgohet për trajtim në spitalin e Gjilanit, jemi interesuar të dimë për foshnjën, gruaja na tha se fëmijën e kishte lënë në shtëpi. Ekipi i Emergjencës ka shkuar në vendngjarje për ta marrë foshnjën por nuk e kanë gjetur dhe ne kemi lajmëruar edhe policinë”.

Familja e përfshirë në këtë ngjarje janë banues në këtë fshat, refugjatë nga Malina e Maqedonisë.

letnica1letnica3letnica4

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme