Në Katedralen “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë do të mbahet programi qendror dyditor i festës së Krishtlindjeve.
Sot prej orës 18:00 Ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji, me rastin e Festës së Krishtlindjes organizon pritjen solemne në Qendrën “Bogdanipolis” në ambientet e Katedrales.
Prej orës 23:30 mbahet koncerti i Krishtlindjes nga fëmijët e Famullisë së Prishtinës në Katedralen “Shën Nënë Tereza”.
Ndërsa në mesnatë mbahet mesha solemne e Krishtlindjes në Katedralen “Shën Nënë Tereza” në kryeqytet të cilën do të udhëheq Ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji.
Ndërkaq, të mërkurën në ditën e Krishtlindjes prej orës 11:00 do të mbahet meshë po në Katedralen në Prishtinë.
Ndërsa, Ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji, do të kremtojë meshën e Ditës së Krishtlindjes në Katedralen “Zoja Ndihmëtare” në Prizren në ora 11:00.