Krisje mes çiftit, Beatrix mërzitet me Donaldin: M’u ktheve keq

Prishtinë | 25 Dhj 2021 | 14:49 | Nga Ekonomia Online

A po e çojnë krisjet e fundit Donaldin dhe Beatrixën drejt një ndarje?

Një tjetër diskutim ka ndodhur mes tyre pas spektaklit të mbrëmjes së kaluar në “Big Brother”. Kjo u duk sikur ka një krisje në marrëdhënien e tyre, megjithatë koha do të tregojë gjithçka.

Pjesë nga diskutimi

Beatrix: E mban mend si më ke folur tek krevati për punën e Sarën? Më the nuk e mbaj mend çfarë ke thënë tek krevati. Por ajo mënyra ishte shumë e keqe.

Donald: Më fal.

Beatrix: Duhet ta mbroje nga unë? Mendon se mund të kishe gjetur mënyrë më të mirë për të ma thënë?

Donald: Ke të drejtë. Dëgjo, e mban mend muhabetin e PM dhe Dagz?

Beatrix: Nuk ka lidhje. Ishte thjesht muhabet tekash, nuk kishte lidhje me PM por mënyra se si mu drejtove nuk ishte e hijshme se u duk se e bëra me tendencë.

Donald: Më fal.

Beatrix: Po ti prap nuk e kuptove.

Donald: E kuptoj dhe dua ta kuptosh dhe ti pjesën time.

Beatrix: Nëse nuk kemi përputhshmëri mendimesh me e kuptu njëri-tjetrin, atëherë nuk di… Mu ktheve kundër, mu ktheve keq. Toleroj shumë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme