Gjykata Supreme Federale në Brazil ka nisur një hetim lidhur me shitjen e zonave të mbrojtura në pyjet e Amazonës. Shitjet ishin bërë online, përmes rrjetit social Facebook.
Hetimi i BBC-së zbuloi një komplot të madh ku rreth 1000 fusha ishin klasifikuar në Facebook si zona në shitje.
Gjykata i ka kërkuar qeverisë që “të marrë masat e duhura civile dhe penale”, derisa zyrtarë të Facebookut kanë thënë se janë të gatshme të punojnë me autoritetet lokale, duke thënë se nuk do ndërmarrin veprime për ndalimin e tregtisë.
Amazoni është pylli më i madh në botë dhe ka një depo jetik të karbonit që ngadalëson procesin e ngrohjes globale. Ajo është habitat i rreth tre milionë specieve të bimëve dhe kafshëve, dhe një milion njerëzve autokton.
Paditësit kanë akuzuar qeverinë nuk ka bërë sa duhet për ta parandaluar koronavirusin në zonat e Amazonës, ku jetojnë njerëzit.