Kriza e Venezuelës: Maduro paralajmëron për luftë civile

Prishtinë | 04 Shk 2019 | 08:33 | Nga Ekonomia Online

Presidenti venezuelian Nicolás Maduro ka thënë se nuk mund të përjashtojë mundësinë e luftës civile, pasi tek ai presioni sa vjen e rritet për të hequr dorë.

Në një intervistë televizive, ai paralajmëroi se Presidenti i ShBA, Donald Trump do të largohej nga Shtëpia e Bardhë “e ngjyrosur me gjak” nëse ai ndërhyn në krizën.

Ai gjithashtu kundërshtoi me vendosmëri afatin e së dielës të BE për të thirrur zgjedhje të menjëhershme.

Udhëheqësi i opozitës Juan Guaidó u shpall president i përkohshëm muajin e kaluar dhe fitoi mbështetjen e ShBA.

Ai tha të dielën se do të ndërtojë një koalicion ndërkombëtar për të ofruar ndihmë humanitare për venezuelasit, por zoti Maduro e ka akuzuar atë për organizimin e një grushti shteti.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme