Kriza energjetike: Sot mendo për nesër!

Prishtinë | 19 Jan 2022 | 14:08 | Nga Halil Matoshi

Shtrenjtimi i energjisë âsht i justifikueshëm, përderisa Kosova hyni në krizën energjetike me tarifat ma të ulta në Europë dhe u vonue për tre muej në parapagim të energjisë së mungueme;
Bllok-tarifat dhe Vendimi i Qeverisë për subvencionim me 75 milionë euro kobsumatorët, duhet me u pa nga tre aspekte:

  1. Aspekti politik: Sërish doli në shesh manipulimi popullist i Kryeministrit Albin Kurti, i cili sa ishte në opozitë mashtronte masat (për vota) se Qeveria ishte shndrru në kontabilist të KEDS-it, dhe se energjia elektrike, pasi “flejmë mbi qymyr” duhej të lirohej (2016-2019), kurse tani i justifikon tarifat e reja;
  2. Aspekti shoqnor: Me subvencionimin e kategorive ekonomike pa dallim âsht goditë shtresa e mesme (arsimi, shëndetësia, policia&ushtri, administrata publike) pra ata që do të shpenzojnë mbi 600 kwh dhe ky âsht diskriminim. Pra vendimi i ZRRE âsht i sfidueshëm në Gjykatën Kushtetuese!
  3. Aspekti ekonomik: Sëpari nuk subvencionohet prodhimi dhe çmimi i prodhimit nga KEK mvetët 6 centë për kwh dhe sëdyti nuk âsht bâ kategorizmi i bizneseve që do të subvencionohen, në: Prodhuese, Shërbyese dhe Tregtare;

Logjika thotë se vetëm prodhuesit duhet të subvencionohen por jo edge shërbimet dhe sidomos jo tregtarët, të cilët me profit munden me i mbulu tarifat e reja.
Sëkëndejmi, ne paret e taksapaguesve në cend se të subvencionohen kategoritë sociale (pragu ma i ult ekzistencial) dhe prodhuesit (ekspirtuesit) subvencionet po u krijojnë komoditet oligarkëve të sektorit tregtar;

P.S.

  1. Qeveria duhet me fillu ndërtimin e termocentralit të ri menjiherë, me mjete vetanake (eventualisht nëse Shqipnia dëshiron me investu si bashkëprobare) derisa vendet e BE-së po i rikthejnë në prodhim centralet berthamore (Franca por edhe ShBA, Kina, India) e vende si Gjermania e kanë shty deri më 2040 afatin e përdorimit të thëngjillit si burim energjie;
  2. Qeveria duhet me i nisë negociatat me Shqipni për bashkinvestim të nji Hidrocentrali në tokën shqiptare;
  3. Energjia nuk âsht vetëm mall kobsumi por prek edhe aspekte të sigurisë kombëtare, sëkëndejmi Kosova me urgjencë duhet të investojë (200 milionët e MCC) në diversifikim dhe të nisë realizimin e projektit të gazsjellësit amerikan, përmes Maqedonisë së Veriut apo Shqipnisë;

Të ngjashme