Brazili ka njoftuar se do të dërgojë ndihma humanitare në kufi me Venezuelën kah fundi i javës.
Kjo do të ndodhë pavarësisht kundërshtimit që ka bërë Presidenti Nicolas Maduro, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
Dërgimi dhe shpërndarja e ndihmave është duke u organizuar nga lideri opozitar, Juan Guaido, ka njoftuar zëdhënësi i Presidencës së Brazilit.
Maduro ka mohuar se Venezuela po përballet me krizë dhe ka bërë thirrje se operacioni i shpërndarjes së ndihmave është orkestruar nga SHBA, për ta përdorur si pretekst për ndërhyrje.
Venezuela ka mbyllur detin dhe kufirin ajror me Curacao.