Ushtarët e Venezuelës kanë bllokuar një urë në kufirin me Kolumbinë në mënyrë që të bllokojnë qarkullimin e ndihmave humanitare.
Kështu kanë thënë nga opozita venezuelase, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
Iniciativa për këto ndihma ka qenë e liderit të opozitës, Juan Guaido, i cili u vetëshpallë president i përkohshëm i vendit në muajin e kaluar.
Nuk është bërë e qartë se si do të bëhej shpërndarja e këtyre ndihmave.
Presidenti Nicolas Maduro i cili ka përkrahjen e ushtrisë, ka refuzuar që të lejojë hyrjen e tyre në vend.