Dy ditë pasi u rrëzua qeveria populiste e Italisë, lideri i qendrës së majtë të Partisë Demokratike (PD) i ka thënë presidentit se do të përpiqet të arrijë një marrëveshje me njërën nga partitë populiste, Lëvizjen e Pesë Yjeve.
Nicola Zingaretti tha se Italia kishte nevojë për një “qeveri të ndryshimeve”, por bëri një seri kërkesash.
Presidenti Sergio Mattarella dëshiron një marrëveshje qeveritare në ditët në vijim, përndryshe Italia përballet me zgjedhje të reja.
Partia e Pesë Yjeve vendosi dhjetë kushtet e veta.
Pas takimit me presidentin, lideri Luigi Di Maio tha se ishte i gatshëm të negociojë për një “shumicë të fortë” në parlament, por nuk përmendi qendrën e majtë.
Ai paralajmëroi një përsëritje të krizës së 2011-ës në Itali, e cila çoi në një qeveri teknokrate dhe më pas vazhdoi ta tregojë listën e prioriteteve.
Kryeministri Giuseppe Conte dha dorëheqje në mënyrë dramatike në parlament të martën, pasi një nga dy liderët populistë në koalicion, Matteo Salvini, kërkoi një votim mosbesimi.