Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, ka thënë se do të detyrohet t’i fusë në fushën e lojës disa lojtarë të rinj kundër Wycombe Wanderers të mërkurën, pasi klubi është duke u përballur me një krizë lëndimesh.
Aymeric Laporte, John Stones, Rodri dhe Oleksandr Zinchenko munguan në barazimin e City me Southamptonin të shtunën në një ndeshje të Premierligës në Etihad.
Guardiola ka treguar se edhe mesfushori Ilkay Gundogan është në dyshim për ndeshjen e së martës në Carabao Cup dhe e ka pranuar se do t’i duhet t’i përdorë lojtarët e akademisë për ndeshjen e rundit të tretë.
“Nuk kam asnjë zgjidhje… do të luajmë me disa lojtarë të rinj”, tha Guardiola.
“John (Stones), Aymeric (Laporte), Oleks (Zinchenko), Rodri dhe mendoj edhe Gundogan janë të gjithë të lënduar. Ky është një rast i mirë për akademinë, për këtë ata janë aty”, shtoi ai.
Pas ndeshjes me Wycombe, City do të përballet me liderin e Premierligës, Chelsea Paris Saint-Germainin në Ligën e Kampionëve dhe pastaj me Liverpoolin brenda vetëm nëntë ditëve.