Kroacia është bërë destinacioni kryesor për rusët që shkojnë për t’u imunizuar kundër COVID-19, kështu njofton e përditshmja Večernji List.
Rusët që mbërrijnë në Kroaci mund të zgjedhin nëse do të vaksinohen në Zagreb apo Pula.
Në Rusi, ata mund të marrin vetëm vaksinën Sputnik V, të cilën shumë vende të Bashkimit Evropian dhe mbarë botës nuk e njohin këtë vaksinë.
Vaksinimi në Kroaci është falas dhe turistët rusë mund të zgjedhin midis të gjitha vaksinave kundër COVID-19 të miratuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, duke përfshirë Johnson & Johnson, e cila administrohet në një dozë, që do të thotë se nuk duhet të udhëtojnë përsëri për ta marr një vaksinë të dytë.
Pas vaksinimit, ata marrin një certifikatë COVID-19 e cila i lejon ata të udhëtojnë nëpër Evropë.
Po ashtu, turistët e huaj në masë të madhe po anulojnë udhëtimet drejtë Rusisë për shkak të paqartësisë rreth lejeve dixhitale të COVID-19, pasi janë larguar kufizimet ndërkombëtare.
Ndërsa, The Guardian tregon se rusët po e refuzojnë Sputnik V për të udhëtuar drejt vendeve perëndimore për t’u vaksinuar.
Megjithëse vaksinat e prodhuara në vend janë gjerësisht të disponueshme, vetëm 32 për qind e rusëve janë vaksinuar me dozën e dytë dhe anketat tregojnë se shumica e tyre nuk janë ende gati për t’u imunizuar, pasi ata nuk kanë besim te tre vaksinat e miratuara dhe të prodhuara brenda Rusisë.
Kritikët kanë fajësuar për dështimin e fushatës së vaksinimit me mesazhet e përziera të Kremlinit për pandeminë COVID-19, si dhe besimin e ulët te autoritetet dhe produktet e prodhuara në vend.