Ministria e Jashtme e Kroacisë, e ka dënuar ashpër sulmin ndaj Policisë së Kosovës herët në mëngjes, ku mbeti një zyrtar policor i vrarë dhe një tjetër i plagosur.
Ata kanë dërguar ngushëllimet më të përzemërta familjes së policit të vrarë, njofton Klankosova.tv.
Gjithashtu u theksua se autorët duhet të sillen urgjentisht para drejtësisë.
“Dënojmë fuqishëm sulmin e dhunshëm ndaj policisë së Kosovës herët në mëngjes. Ngushëllimet tona të përzemërta familjes së policit të vrarë gjatë kryerjes së detyrës dhe shërim të shpejtë për zyrtarin e plagosur. Autorët duhet të sillen urgjentisht para drejtësisë”, shkroi ministria e Jashtme e Kroacisë në Tëitter.