Kroacia i ka zbuluar emrat që do të luajnë në Kampionatin Botëror, me futbollistë që vijnë nga kampionatet më të mëdha evropian.
Zlatko Dalic i ka zbuluar emrat e lojtarëve për ndeshjet me Nigerinë, Argjentinën dhe Islandën në grupin D.
Ndeshja e parë zhvillohet me 16 qershor.
Sot është zbuluar lista ku nuk mungojnë yje si sulmuesi i Juventusit, Mario Mandzukic, ai i Inter, Ivan Perisic, mesfushori i Real Madrid, Luka Modric dhe i Barcelonës, Ivan Rakitic.
Nikola Kalinic po ashtu ka gjetur një vend në formacion edhe përkundër formës së dobët të treguar te Milani.
Lista është zbritur nga 32 në 24 lojtarë, ndërsa një do të largohet para 4 qershorit.
Kroacia për Kampionatin Botëror 2018.
Portierë: Danijel Subasic [Monaco], Lovre Kalinic [Gent], Dominik Livakovic [Dinamo Zagreb]
Mbrojtës: Vedran Corluka [Lokomotiv Moscoë], Domagoj Vida [Besiktas], Ivan Strinic [Sampdoria], Dejan Lovren [Liverpool], Sime Vrsaljko [Atlético Madrid], Josip Pivaric [Dinamo Kiev], Tin Jedvaj [Bayer Leverkusen], Matej Mitrovic [Club Bruges], Duje Caleta-Car [RB Salzburg]
Mesfushorë: Luka Modric [Real Madrid], Ivan Rakitic [Barcellona], Mateo Kovacic [Real Madrid], Milan Badelj [Fiorentina], Marcelo Brozovic [Inter], Filip Bradaric [Rijeka]
Sulmues: Mario Mandzukic [Juventus], Ivan Perisic [Inter], Nikola Kalinic [Milan], Andrej Kramaric [Hoffenheim], Marko Pjaca [Schalke 04]*, Ante Rebic [Eintracht].