Në margjinat e samitit të Procesit Berlinit i cili punimet i nis më 3 nëntor, kryediplomatja kosovare, Donika Gërvalla takoi homologun kroat të saj, Gordan Grliç Radman, njoftoi ministria e jashtme kroate përmes një cicërime në Twitter.
Kroacia do ta mbështesë Kosovën për anëtarësim në Këshillin e Evropës si dhe në procesin e heqjen së regjimit të vizavenë zonën Schengen për shtetasit kosovarë, njoftoi ministria kroate.
Ministrat gjithashtu biseduan për pozitën e minoritetit kroat në Kosovë, përfundon njoftimi.
“Ministri Grliç Radman takoi zv/kryeministren e Kosovës, Donika Gërvalla Schwarz në margjinat e Procesit të Berlinit dhe i shprehu mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës si dhe mbështetje për liberalizimit e vizave të BE-së. Ministrat po ashtu diskutuan për pozitën e minoritetit kroat në Kosovë”, shkruan në Twitter ministria e jashtme kroate.
Minister @grlicradman met 🇽🇰 Deputy PM @gervallaschwarz on the sidelines of #BerlinProcess and expressed support for 🇽🇰 @coe membership, as well as #EU visa regime liberalization. The ministers also discussed the position of 🇭🇷 minority in #Kosovo. pic.twitter.com/xJZYL2g6Wt
— MVEP/MFEA 🇭🇷 (@MVEP_hr) October 21, 2022