Kroacia përshpejton vaksinimin sherri i rritjes së rasteve me Covid-19

Prishtinë | 07 Pri 2021 | 16:11 | Nga Ekonomia Online

Kroacia ka nisur të mërkurën fushatën e gjerë të vaksinimit kundër koronavirusit dhe të parët në listë janë përfshirë të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike.

Më shumë se 1 mijë e 500 kroatë janë thirrur për vaksinim në Zagreb, vetëm gjatë së mërkurës.

Deri më tani, Kroacia ka vaksinuar 326 mijë persona me vetëm një dozë, ndërkaq të dy dozat e nevojshme i kanë marrë të paktën 100 mijë të tjerë.

Përshpejtimi i fushatës së vaksinimit është bërë si pasojë e ngritjes së theksueshme të numrit të rasteve me koronavirus gjatë javëve të fundit.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, në këtë shtet ballkanik janë regjistruar 1 mijë e 600 raste të reja dhe 36 të vdekur.

Që prej fillimit të pandemisë, Kroacia ka konfirmuar 282 mijë të infektuar dhe 6 mijë të vdekur nga koronavirusi.

Të ngjashme