Mesfushori i Real Madrid, Toni Kroos ka folur për largimin e trajnerit, Julen Lopetegui.
Gjermani shkuarjen e strategut e sheh si një humbje për ekipin, njofton Marca.
“Humbja më e madhe për lojtarët është kur trajneri duhet të shkojë. Sidomos në këtë rast sepse ai është një trajner i madh dhe njeri i mrekullueshëm. Faleminderit Julen!”, ka shkruar Kroos.
Para 28 vjeçarit mesazh lamtumirës për Lopeteguin ka shkruar edhe Mariano Diaz.