Lopetegui: Edhe pas El Clasicos do të marrë frymë

Prishtinë | 28 Tet 2018 | 14:33 | Nga Ekonomia Online

Trajneri i Real Madridit, Julen Lopetegui, nuk e ka pasur aspak të lehtë në konferencën e tij për media para ndeshjes së El Clasicos kundër Barcelonës.

Spanjolli tha se edhe pas kësaj ndeshje, jetike për të ardhmen e tij në stolin e Madridit, ai do të marrë përsëri frymë, transmeton Express.

“Pres të marrë frymë përsëri pas El Clasicos. Nuk pres të vdes. Do t’i ndihmoj ekipit tim [të dielën], këtë punë e kam. Ana emocionale është e rëndësishme, bashkë me mentalitetin. Jam i fokusuar në lojë; për të sulmuar dhe për t’u mbrojtur mirë”, tha ai.

I pyetur për ekipin e tij, Lopetegui tha: “E di kush do të luajë. Disa herë i kemi zgjedhur disa lojtarë të caktuar e nganjëherë disa tjerë”.

Lopetegui është nën presion të madh dhe humbja eventuale do të nënkuptonte shkarkim të pashmangshëm, pasi rezultatet e deritanishme lënë shumë për të dëshiruar.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme