Lopetegui: S’më takon mua të them nëse do të vazhdoj me Real Madridin apo jo

Prishtinë | 24 Tet 2018 | 12:05 | Nga Ekonomia Online

Real Madridi i ka dhënë fund ecurisë së ndeshje pa fitore mbrëmë, kur e mposhti Viktoria Plzenin, por e ardhmja e Julen Lopeteguit në pozitën e trajnerit të klubit madrilen vazhdon të mbetet e pasigurt.

Duket se spanjolli do ta mbajë këtë pozitë të paktën deri në ndeshjen e ‘El Clasicos’ në Camp Nou, e cila do të zhvillohet këtë të diele në orën 16:15. Në këtë ndeshje, Barcelonës do t’i mungojë ylli i skuadrës, Lionel Messi, transmeton Gazeta Express.

“Nuk më takon mua të përgjigjem nëse do të jem trajner edhe për El Clasico. Atë që unë e di është se jemi duke menduar dhe duke u përgatitur për ndeshjen e së dielës”, ka thënë Lopetegui, pas fitores kundër Viktoria Plzen me rezultat 2-1.

“Është shumë e rëndësishme që të shkojmë atje [në Camp Nou] shumë ambicioz”.

Përkundër fitores, problemet e Real Madridit para portës vazhduan edhe në këtë ndeshje, pasi që madrilenët nuk arritën ta sigurojnë ndeshjen përkundër nivelit të rivalëve të tyre, të cilët arritën ta zvogëlojnë epërsinë në pjesën e dytë.

“Ne nuk i dhamë fund ndeshjes duke shënuar më shumë gola, por kishin mundësi të shumta. Ne donim të luajmë mirë dhe të fitojmë dhe nganjëherë meritonim më shumë”, është shprehur Lopetegui.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme