Toni Kroos ka sugjeruar se kontrata e tij aktuale me Real Madridin do të jetë e fundit për të, pasi që fituesi i Kupës së Botës ka zbuluar se do të fillojë ta mendojë pensionimin kur t’i mbushë 33 vjeç.
Mesfushori gjerman Toni Kroos do ta festojë ditëlindjen e tij të 33-të, kur ka thënë se do ta mendojë pensionimin, pikërisht kur t’i përfundojë kontrata aktuale në Santiago Bernabeu, transmeton Gazeta Express.
Duke marrë parasysh suksesin që ai e ka shijuar gjatë karrierës së tij, Kroos mund ta vazhdojë karrierën e tij në ndonjë ligë të nivelit më të ulët – si në Kinë, Arabi apo në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Pasi që stili i tij i lojës ka qenë gjithmonë më i fokusuar te aftësitë teknike e jo te fuqitë fizike, vizitoni dhe kreativiteti i tij s’mund të humbet as me kalimin e viteve. Megjithatë, ai ka bërë të ditur se nuk planifikon të luajë deri në fund të viteve të 30-ta të jetës së tij.
Kjo ka bërë që të raportohet se Kroos do të largohet nga Real Madridi verën e vitit 2023, pasi që veçse ka filluar ta mendojë pensionimin.
“S’kam asnjë dyshim se unë nuk jam tipi i lojtarit që do të luajë deri sa të jetë 38-vjeçar. Kam edhe tre vjet e gjysmë kontratë me Real Madridin, deri në verën e vitit 2023. Atëherë do t’i mbush 33 vjeç. Kjo është një moshë e mirë për të menduar se çfarë dua, pa pasur kontratë që vazhdon edhe katër vjet”, ka thënë Kroos.
“Unë nuk kam edhe shumë kohë deri në fund të karrierës sime”.
Kroos ka qenë pjesë e Real Madridit që nga viti 2014, kur ai e kompletoi transferimin e tij nga Bayern Munichu. Ai ka shijuar mjaft shumë suksese gjatë kësaj periudhë në Spanjë, duke e fituar një herë titullin e La Ligës dhe tre herë atë të Ligës së Kampionëve.