KRPP-ja përballet me mungesë të stafit

Prishtinë | 02 Pri 2024 | 12:47 | Nga Gzim Mujaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike ka shqyrtuar raportin e auditimit të teknologjisë së informacionit “Sistemi elektronik i prokurimit publik e-prokurimi“, raporton Ekonomia Online.

Në këtë Komision u tha se Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik (KRPP) është duke u ballafaquar me disa sfida dhe se gjatë auditmit  ZKA ka gjetur disa çështje për të cilat edhe kanë dhënë rekomandime.

Deputeti Hajdar Beqa, i cili prezentoi të gjeturat e raportin e ZKA-së, tha se janë 13 të gjetura.

“KRPP nuk ka strategji që të sigurojë vazhdimësinë e sistemit të e-prokurimit, është mirë të na bëjnë një sqarim, pasi që mungesa e zhvillimit të kapaciteteve të brendshme dhe kryerja e detyrave të rëndësishme jetike për funksionimin e sistemit me kontraktorë të jashtëm ka rrezikuar që KRPP të krijojë varësi ndaj palave të treta, si dhe të ekzistoj një rrezik i brendshëm i humbjes së njohurive aplikacionin e e-prokurimit duke e pamundësuar vazhdimin e përdorimit të tij në periudhë të gjatë kohore. KRPP nuk është mjaftueshëm efikase ndaj menaxhimit të problemeve në sistem, ka vend për përmirësime. KRPP ka hartuar politiken dhe procedura për menaxhimin e incidenteve, sipas kësaj procedure rastet e incidenteve për sigurinë e informacioneve duhet të raportohen tek zyrtari i sigurisë së informacionit, mirëpo aktualisht në këtë institucion nuk ka zyrtar që është i ngarkuar me këtë detyrë. Po ashtu nuk ka një regjistër, sistem elektronik të problemeve, incidenteve të cilat ndodhin me qëllim të kategorizimit të tyre. Kemi edhe mangësi në regjistra apo sistem elektronik”, ka thënë ai.

Kryetari i KRPP-së Osman Vishaj, ka thënë se komisioni rregullativ i prokurimit publik ka menaxhuar me efektivitet opsionin që të sigurohet sistemi elektronik mbështet në vazhdimësi si dhe ruan integritetin e tij.

Ai ka shtuar se si institucion janë duke u përballur me mungesë të punëtoreve.

“ZKA ka kryer auditimin e teknologjisë së informacionit me qëllim që të vlerësoj nëse komisoni rregullativ i prokurimit publik ka menaxhuar me efektivitet opsionin që të sigurohet sistemi elektronik mbështetë në vazhdimësi si dhe ruan integritetin e tij. Rezultatet e auditimit tregojnë se sistemi elektronik i e-prokurimit ka ndihmuar në rritje të efikasitetit ne zhvillimin e prokurimit publik. Te pozita përballemi me staf, kohën kur është bërë auditimi i kësaj, kemi pasur edhe konkurse, nuk kemi mundur të kontraktojmë nivelin, drejtorin e kemi kontraktuar, ndërsa pozita tjera të lira nuk kemi mundur ti kontraktojmë. Të gjitha institucionet e kanë problem me staf, rreth katër vet, në periudhën kur kam qenë auditor, janë larguar nga departamenti i IT-së”, tha Vishaj.

Deputeti i PDK, Hajdar Beqa, ka pyetur Vishajn në lidhje me kontrata një burimore dhe rolin që ka KRPP në këtë çështje.

“A ndikon këtu mos aprovimi i pozitave, në imazh të institucionit tuaj pa faj të juajin, por në të njetën kohë cili është roli i KRPP-së, a ka ndonjë rol, se po bëhet trend i madh të zvogëlohen kontratat njëburimore, aneks kontrata çdo vit kemi rritje më të madhe te buxhetit që shkon direkt me negocime sesa me prokurime publike, a ka ndonjë rol KRPP që të ndikojë që të parandalojë si në nivel lokal e po ashtu edhe qendror”, ka pyetur ai.

Vishaj ka thënë se roli i KRPP-së është që të monitorojë procedura dhe që ajo mund të jep opinione.

“Roli i KRPP-së është, komisioni rregullativ i prokurimit publik mund të monitorojë procedura të hapura dhe të negociuara, mund të jap opinion edhe për këto procedura. Ne e kemi përfunduar raportin e vitit 2023, dhe kemi dorëzuar në Kuvend. Nëse flasim për shifra dhe përqindje është në trendin e viteve të kaluara, procedura, punë shtesë i kemi përjashtuar nga procedurat e negociuara, sepse rrjedhin nga një procedurë e hapur. Nëse krahasojmë me vitit 2023 me 2022 kemi një rëni të lehtë të vlerës. Vlera është rritur, sepse është rrit edhe vlera e kontratave, është rreth 800 milion numri i kontratave, 110 është i nënshkruar”, tha Vishaj.

Kryetarja e Komisionit Hykmete Bajrami, ka pyetur nëse “ka pasur raste kur një autoritet kontraktues nuk e njofton fare KRPP-në dhe fillon procedurën e negociume, apo nuk ka një gjë të tillë”.

“Po ashtu, një autoritet kontraktues që ju jepni këshillën dhe të refuzojë, kjo nuk duhet të ngelë fare pa ndëshkim nëse autoritetet kontraktuese nuk i marrin parasysh rekomandimet e juaja, sepse kjo nuk është në rregull”?

Nga ana tjetër Vishaj ka thënë se çdo procedurë e negociuar publikohet në faqen e e-prokurimit, sepse nuk ka zgjidhje tjetër, ne si të fillojë të punojë procedurën e shohim kur e publikon, palët tjera nuk e shohin.

“Çdo procedurë e negociuar publikohet në faqen e e-prokurimit, sepse nuk ka zgjidhje tjetër, ne si të fillojë të punojë procedurën e shohim kur e publikon, palët tjera nuk e shohin. Që ta shohin palët tjera e kemi bërë që njoftimi për dhënie të kontratës të bëhet obligim, në të kaluarën nuk ëshët parë, tash është obligim kur të shpallet fituesi është mundësia edhe për ankesë, në të kalaurën nuk ka pas ankesa”, tha Vishaj.

Deputetet u pajtuan që raporti i auditmit të mos dërgohet për shqyrtimi në senacë të Kuvendit pasi në këtë raport ka pasur pak të gjetura.

Të ngjashme