KRU “Gjakova”, apelon qytetarët të kenë kujdes ndaj ujëmatëseve, sidomos ata që kanë ujëmatësit të vendosur në ambiente të hapura sepse ngrirja e tyre mundë të shkaktojë defekte-dëmtime të pjesëve hidro-teknike.
Njoftimi i plotë:
Me rënjen e temperaturave, KRU “Gjakova” apelon që të shtoni kujdesin ndaj ujëmatësve , sidomos ju që ujëmatësit i keni të vendosur në ambiente të hapura.
Mbështillni mirë ujëmatësit tuaj dhe pjesët përcjellëse sepse ngrirja e tyre mundë të shkaktojë defekte-dëmtime të pjesëve hidro-teknike.
Ju faleminderit!
KRU “Gjakova” SH.A.
22.12.2021.