Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova” ka njoftuar se janë duke vazhduar punimet në ndërtimin e Impiantit për Trajtimin e Ujërave të Ndotura në Gjakovë.
“Objektivi dhe qëllimi specifik i këtij projekti të veçantë është të zvogëlojë ndotjen mjedisore në Qytetin e Gjakovës duke trajtuar ujërat e ndotura të zonës”, thuhet në njoftimin e tyre.
“Të angazhuar në mbikëqyrjen e punimeve inxhiner të kualifikuar nga KRU “Gjakova” si dhe Sanja Horvat nga Kroacia -Eksperte për Operim dhe Mirëmbajtje të ITUN-it, roli i saj është të mbështesë KRUGJ-në, në procesin e operimit dhe mirëmbajtjes së Impiantit”, thuhet tutje aty.