Kompania Rajonale e Ujësjellësi KRU “Gjakova” ka vazhdar me realizimin e projekteve, duke investuar në Rahovec në rehabilitimin e ndërrimin e rrjetit.
Kompania ka bërë të ditur se është bërë ndërrimi i rrjetit nga Asbest Cement AC dhe është vendosur rrjeti i ri me Gypat RC PE me gjatësi l=90m’ në rrugën “Faredin Hoxha” në qytetin e Rahovecit.
Njoftimi i plotë:
Në vazhdimësinë e punëve paralele në kuadër të bashkëpunimit të mirë që kemi me Komunën e Rahovecit po realizohen projekte të rëndësishme për këtë komunë si bashkëpunim me KRU “Gjakova”.
Këto ditë është bërë ndërrimi i rrjetit nga Asbest Cement AC dhe është vendosur rrjeti i ri me Gypat RC PE me gjatësi l=90m’ në rrugën “Faredin Hoxha” në qytetin e Rahovecit. Intervenimi është bërë në 90 metra gjatësi të rrjetit, ky projekt është realizuar nga KRU “Gjakova”- Njësia Operative Rahovec në bashkëpunim me Komunën e Rahovecit.