Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidrodrini”, pas takimit që pati të premten me përfaqësues të institucioneve shtetërore e shëndetësore, thotë edhe njëherë se nuk ka tregues që uji i pijshëm të ketë qenë shkaktar i shqetësimeve shëndetësore dhe simptomave që janë paraqitur nga banorët e zonave të prekura.
“Është konfirmuar dhe konstatuar se bazuar në analizat e gjertanishme (16.07.2021) nga IKSHPK të cilat edhe ishin në dispozicion dhe u prezantuan në takim nga ana e IKSHPK-së, nuk ka tregues që uji i pijshëm të ketë qenë shkaktar i shqetësimeve shëndetësore dhe simptomave që janë paraqitur nga banorët e zonave të prekura, të cilët kanë kërkuar ndihmë në QKMF në Deçan”, thuhet në sqarimin e kompanisë “Hidrodrini”.
Sqarimi i plotë i “Hidrodrinit”:
“Në takimin e sotëm të orës 14:00, në përbërje të përfaqësusve të KRU ‘Hidrodrini’ dhe mekanizmave institucional shtetëror e shëndetësorë, që vie në vazhdën e zhvillimeve të rastit Deçani, e ku kanë marrë pjesë,
Nga KRU ‘Hidrodrini’;
Prof. Demë Abazi – Kryesues i Bordit të KRU ‘Hidrodrini’
Ing.Agron Tigani – Kryeshef Ekzekutiv i KRU ‘Hidrodrini’
Rasim Maloku – Zyrtar i KRU ‘Hidrodrini’ dhe
Afrim Lajqi – Zyra e Kryeministrit të Republikës së Kosovës – Këshilli N/ministror për ujëra
Dr. Burbuqe Nushi – Koordinatore e cilsësisë së Ujit nga IKSHPK
Besim Ymeri – Udhëheqës i Njësisë për Politika dhe monitorim nga Ministria e Ekonomisë
Adem Ahmeti nga Ministria e Ekonomisë
Harije Morina – Drejtoreshë e ARRU
Bekim Juniku zv/Drejtor i SHUKOS
Janë nxjerrë konkluza si në vijim;
Nga takimi, mediat dhe opinioni janë apeluar që të përmbahen nga tituj dhe mesazhe që nuk përkojnë me raportet zyrtare të mekanizmave profesional që trajtojnë situata të ndjeshme, të tilla.
Për të gjithë qytetarët që kanë shfaqur simptoma, shërim të shpejt”.
Ndryshe, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë (ISHPK) njoftoi sot se pas analizave të kryera janë identifikuar disa baktere që mund të japin indikacion për kontaminim të ujit të pijshëm.
Në komunikatën e IKSHPK, thuhej se “në mostrat e ujit të marra me datën 12. 07. 2021 nga rajoni i Deçanit, pas kultivimit në terrene ushqyese përmes teknikës së identifikimit me MALDI-ToF në laboratorët e IKShPK Prishtinë, janë identifikuar disa baktere që mund të japin indikacion për kontaminim të ujit të pijshëm”.