Në vazhdimësi të iniciativave të menaxhmentit të KRU ” Prishtina ” sh.a. është edhe ofrimi i mundësive për rininë tonë në sektorin e ujit, respektivisht në shërbimet e ujësjellësit dhe kanailizimit, sipas marrëveshjes me UNICEF për angazhimin e praktikantëve me pagesë.
Me këtë rast, praktikantëve u është ofruar mundësia që gjatë apo edhe pas përfundimit të shkollimt bazik, të shohin dhe të përballen edhe me praktikë në lëminë e tyre adekuate.
Sipas UD Kryeshefit Ekzekutiv Sokol Xhafa, kjo nuk do të jetë mundësia e vetme sepse e njëjta gjë është bërë paraprakisht edhe me Universitetet e Republikës së Kosovës, si Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”. Poashtu, me rastin e nëshkrimit të kontratave Xhafa i ftoj të rinjtë që të bashkëngjiten edhe në Grupin e Profesionistëve të rinj të Ujit, grup në kuadër të SHUKOS-it, e cila është një përvojë e shkëlqyeshme për mësim të mëtutjeshëm.
Përfaqësuesit e UNICEF falënderuan z. Xhafa për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm dhe mundësitë e ofruara për rininë e Republikës së Kosovës.
Ua kujtojmë se, javë më parë kishim kënaqësinë të lansojmë mundësi të reja për praktikë me pagesë në ” KRU Prishtina ” sh.a. , falë bashkëpunimit të shkëlqyeshëm me Organizatat Ndërkombëtare, me UNICEF dhe progra