Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” bën të ditur se furnizimi me ujë në vend është duke vazhduar të jetë stabil.
Sipas njoftimit të KRUP pos kësaj është duke vazhduar edhe monitorimi i punës nga drejtorët e bordit dhe zyrtarët e lartë të KRU” Prishtina”.
“Kryesuesi i bordit Betim Berisha, UD i kryeshefit ekzekutiv Kapllan Parduzi, sekretari Salih Gjonbalaj, zyrtari i lartë financiar Sokol Duraku sot kanë vizituar punëtorët në fabrikat e trajtimit të ujit, Impiantin e trajtimit të ujërave të zeza në fshatin Mramor, liqenet akumuluese sipërfaqësore Batllava e Badoci, stacionet e pompimit dhe rezervuarët”.
“Furnizimi me ujë po vazhdon të jetë stabil derisa nga konsumatorët kërkohet të bëjnë pagesa për shërbimet. Ne kujdesemi sot për ju. Ju mund të ndihmoni në kursimin e ujit dhe pagesa të rregullta për shërbimet!”, thuhet në këtë njoftim.