Autoriteti Rregullator për Shërbimet e Ujit ka organizuar një diskutim publik lidhur me shqyrtimin e procesit tarifor 3-vjeçar 2018-2020, së bashku me kompanitë rajonale të ujësjellësve, në të cilën u tha se Kompania Rajonale e Ujësjellësit, është në fazën finale të përcaktimit të tarifave për shërbimet e ujit.
Ilir Avdullahu, Kryeshef i Ujësjellësit Rajonal Prishtina (KRU), tha se synimet e ujësjellësit janë furnizimet me ujë, raporton Ekonomia Online.
“Ujësjellësi rajonal “Prishtina” ka bërë investime kapitale. Synimet e ujësjellësit janë furnizimi me ujë, mirëmbajtje sa më të mira për konsumatorin, duke i parë planet në të ardhmen, ku kemi investuar rreth 8 milionë gjysmë sa kemi paguar për investimet e fundit”, tha Avdullahu.
Hysni Feka, ushtrues detyre i departamentit të tarifave, tregoi se janë në fazën finale të përcaktimit të tarifave.
“Cikli i procesit tarifor është në lëvizje, së pari është procesi i planifikimit të planit dhe buxhetimi që ka të bëjë me konsultimin e palës së interesit dhe publikut. Faza e dytë është implementimi që ka të bëjë me ofrimin e shërbimeve të qëndrueshme në sasi dhe cilësi. Faza e tretë ka të bëjë me monitorimin dhe publikimin e raporteve për të parë sa janë përmbush caqet si dhe vlerësimi që ka të bëjë me raportin e përformancës”
“Tarifa fikse mujore për konsumatorët shtëpiak është 1 euro dhe 3 euro për konusmatorët jo shtëpiak. Jemi në fazën finale të përcaktimit të tarifave, por nuk jemi ende të gatshëm të përcaktojmë një tarifë”, u shpreh Feka.
Sokol Duraku, drejtor financiar në kompaninë ujësjellësi “ Prishtina”, tha se synimi kryesor është shërbimi me ujë për qytetarët.
“KRU Prishtina u shërben konsumatorëve në 8 komunat e Kosovës Qendrore: Prishtina, Fushë Kosova, Obiliqi, Gracanica, Shtime, Lipjan , Podujevë dhe Drenas. Deklarata e “misionit” që e ka “KRU” Prishtina, në ato zona ku ne shërbejmë më ujë, është që të bëhet prodhimi, përpunimi dhe furnizimi i qendrueshëm me ujë cilësor të pijshëm të qytetarëve të këtyre komunave, si dhe trajtimi i ujërave të zeza”, deklaroi Duraku.