Kompania Rajonale e Ujësjellësit, “Prishtina” njofton se është dëmtuar gypi i ujit me diametër fi 200 mm, në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë, në afërsi të Ambulantës.
Sipas ujësjellësit, dëmtimi ka ndodhur sërish nga palë të treta, konkretisht nga kontraktorë të KEDS-it.
“Pa furnizim me ujë të pijshëm nga ora 17 e 45, mbetet zona qendër e lagjes në fjalë. Ekipet e mirëmbajtjes dhe operimit janë në vendin e ngjarjes dhe po merren me sanimin e gypit. Se sa do zgjasë sanimi, varet nga natyra e dëmtimit”, thuhet tutje në njoftimin e tyre.