KRU “Prishtina”: Kur ti dhuron gjak, ti ke shpëtuar jetë

Prishtinë | 05 Mar 2021 | 14:42 | Nga Ekonomia Online

Gjatë ditës së sotme, u.d. i kryeshefit ekzekutiv të KRU ”Prishtina” sh.a. Sokol Xhafa priti në takim përfaqësuesen e Qendrës Kombëtare të Kosovës për Transfuzionin e Gjakut, Albana Gashi, menaxhere për organizimin dhe promovimin vullnetar të gjakut.

Dhurimi i gjakut është një veprim vullnetar që rrjedhë nga fryma e pastër e solidaritetit.

KRU ”Prishtina” sot iu përgjigj pozitivisht dhe vullnetshëm ftesës së kësaj Qendre, në shenjë solidariteti me të gjithë ata pacientë që janë të shtrirë në spitale e që kanë nevojë për gjak.

Gjatë javës së ardhshme, punëtorët e Ujësjellësit të Prishtinës si çdoherë të gatshëm, do të dhurojnë gjak si dhe ata të cilët e kanë kaluar COVID-19 (Plazma e tyre konvalescente do të shfrytëzohet për pacientët që janë të shtrirë në spitale me COVID-19).

Ky organizim, inkurajues për secilin prej nesh, do të realizohet në një hapësirë të caktuar të KRU”Prishtina”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme