KRU “Prishtina” njofton se në disa zona ka mungesë të furnizimit me ujë të pijshëm për shkak të vërshimeve

Prishtinë | 11 Jan 2021 | 15:36 | Nga Ekonomia Online

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” sh.a., njofton konsumatorët e e zonave Vragolia, Henc, Miradi e Ulët, Sllatina dhe Parku i Biznesit se arsyeja pse janë pa furnizim me ujë të pijshëm është si pasojë e punimeve që po bëhen nga KEDS.

“Arsyeja e mos furnizimit me ujë të konsumatorëve që furnizohen nga stacioni i pompave në fshatin Vragoli, është ndërprerja e energjisë elektrike nga ana e KEDS pasi që, për shkak të vërshimeve në vendin tonë, shumë trafostacione janë në ujë dhe nuk mund të specifikojmë orar të caktuar të rikthimit të furnizimit me ujë , vetëm bazohemi dhe po e përcjellim në vazhdimësi situatën e krijuar deri në stabilizimin e saj”, thuhet në njoftim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme