Kompania e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar se momentalisht furnizimi me ujë të pijshëm është stabli.
Por u është bërë thirrje qytetarëve që ujin ta shpenzojnë në mënyrë racionale.
Njoftimi i plotë:
Të nderuar qytetarë / konsumatorë të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit,,Prishtina,, sh.a., ju njoftojmë se niveli i ujit në liqenin e Batllavës po vazhdon të jetë në kuotën maksimale të kapërderdhjes, derisa niveli i ujit në liqenin e Badocit është ( -3 metra) nën nivelin maksimal të kapërderdhjes.
Furnizimi me ujë të pijshëm është mjaft stabil.
Jemi në sezonin e pranverës dhe ajo çfarë është e domosdoshme, shpenzimi racional i ujit të pijshëm.
Çfarë mund të bëjë secili prej nesh, për të ndaluar keqpërdorimin e ujit, për të ruajtur ujin për periudhat vijuese:,
Mos lejoni të rrjedhë ujë kot nga rubineti juaj,
Mos përdorni ujin e pijshëm për të larë veturat,
Mos përdorni ujin e pijshëm për ndërtime të shumta në qytete,
Mos pastroni trotuaret me ujin e pijshëm,
Mos harroni të mbyllni rubinetin përgajtë procesit të larjes së fytyrës dhe dhëmbëve,
Mos ujisni kopshtet dhe arat me ujin e pishëm,
Raporto keqpërdorimin e ujit në numrin e telefonit, pa pagesë 0800 90009
Paguani rregullisht ujin që konsumoni,
Mos lejoni ndërhyrjet pa leje në rrjetin e ujësjellësit,
Të gjithë jemi përdorues të ujit, prandaj ne jemi edhe përgjegjës për ta shfrytëzuar atë në mënyrë sa më të drejt.