Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, njofton se sot do të bëjë pastrimin dhe zhbllokimin e disa lagjeve në kryeqytet.
“Mirëmbajtja e rrjetit të ujërave të zeza, është mëse e domosdoshme për një funksionim të mirëfilltë të rrjetit. Në mirëmbajtje mund të kontribuojnë edhe qytetarët , duke u kujdesur për mos hedhje të mbeturinave në rrjetin e kanalizimit”, thuhet në njoftimin e KRUP.
Ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujërave të zeza, gjatë ditës së sotme do të merren me zhbllokimin /pastrimin e disa pusetave në zona të ndryshme të shërbimit , si vijon : lagjja e Spitalit në rrugën “ Ahmet Korenica” në Prishtinë, në fshatin Plemetin të komunës së Obiliqit , rruga ” Ferit Curri ” në Obiliq , rruga “ Mahir Domi ” në Prishtinë , fshati Bardhosh në afërsi të autostradës , fshati Shkabaj , rruga ” Mehmet Gradica ” , lagjja Ulpiana soliteri nr. 2 , në fshatin Bresje rruga ” Bedri Pejani” dhe rruga ” Ilir Konushevci” në Prishtinë.