Kryebashkiaku gjerman, infektohet qëllimisht me Coronavirus

Prishtinë | 04 Pri 2020 | 09:46 | Nga Ekonomia Online

Stephan von Dassel, kreu i një bashkie në Gjermani deklaroi në mediat lokale se u infektua qëllimisht me Coronavirus nga partnerja e tij, për të krijuar imunitet.

Kryebashkiaku u shpreh se e shikonte infektimin me Coronavirus si një kontribut, përballë qëllimit final për uljen e kurbës dhe shton se sëmundja ishte më e vështirë dhe e mundimshme nga sa ai mendonte.

“Qëndrova sëmurë më gjatë. U infektova pothuajse qëllimisht për të krijuar imunitet dhe mendoja se do të qëndroja në shtrat për tre ditë e më pas do të isha imun. Por ishte shumë më keq nga sa e kisha imagjinuar”, u shpreh Dassel, për televizionin RBB.

Drejtuesi i bashkisë së Mitte, shtoi se do të respektojë urdhrat e autoriteteve shëndetësore dhe se do të qëndrojë në shtëpi deri sa të jetë shëruar plotësisht.

Të ngjashme