Kryebashkiaku i Kukësit, Shehu: Rama të bëjë punën e tij

Prishtinë | 05 Pri 2018 | 14:33 | Nga

Banorët e Kukësit i janë bashkuar protestës së opozitës në Milot, prej nga kryetari i bashkisë së Kukësit, Bashkim Shehu kërkoi sërish lirimin e të arrestuarve të protestës së të shtunës.

“Shfrytëzojmë këtë moment për t’i bërë thirrje kryeministri Edi Rama të lirojë menjëherë 11 kuksianet, janë qytetarë të Kukësit, hallexhinj. I bëjmë thirrje policisë së Shtetit të merret me punët primare, arrestimin e kriminelëve të krimit të organizuar, pasi qytetarët kanë të drejtë të protestojnë. I bëj thirrje kryeministrit të bëjë punën e tij të përditshme, pasi qytetarët janë në kulm dhe nuk mund të durojnë më padrejtësi të tilla”, tha Shehu, raporton Tch, transmeton Klan Kosova.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme